Sabiha Shala: Shitësve në “Tregun e gjelbër” do t’u ofrojmë kushte me të mira të punës

Peja

Sabiha Shala: Shitësve në “Tregun e gjelbër” do t’u ofrojmë kushte me të mira të punës

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 21:15
Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala

Kandidatja për kryetare të Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës, Sabiha Shala fushatën zgjedhore e ka vazhduar duke i bërë vizitë “Tregut të gjelbër”, ku ka takuar dorë me dorë shitës dhe qytetarë të ndryshëm.

Ajo gjatë vizitës në treg, shitësit i ka konsideruar heronj të punës, pavarësisht kushteve minimale që ata i kanë aktualisht për ta ushtruar veprimtarinë e tyre ekonomike.

Shala u premtoi shitësve se  do të ua kthej dinjitetin që e meritojnë, duke krijuar kushte më të mira që do të stimulonin kultivimin, por edhe shitjen e produkteve të tyre në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat