Sabiha Shala u premton subvencione të gjithë fermerëve të Pejës

Peja

Sabiha Shala u premton subvencione të gjithë fermerëve të Pejës

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 21:48
Sabiha Shala ka takuar fermerë të fshatit Zahaq të Pejës.

Gjatë ditës së sotme kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala ka takuar fermerë të fshatit Zahaq të Pejës.

Duke parë nga afër punën e tyre, Shala u ka premtuar mbështetje të parezervë dhe subvencione të gjithë fermerëve të Komunës së Pejës.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet kandidatja për të paren e Pejës në faqen e saj zyrtarë ne facebook.

“Sot takova fermerë të fshatit Zahaq dhe nga afër u njoftova me punën që bëjnë ata e cila më pak mbështetje nga institucionet puna e tyre do të ishte shumë herë më e lehtë.    

Ju premtova mbështetje të parezervë dhe subvencione për të gjithë fermerët në Komunën e Pejës”, shkruan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat