Gashi premton përmirësim të infrastrukturës në Vranoc e Qallapek

Peja

Gashi premton përmirësim të infrastrukturës në Vranoc e Qallapek

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 18:55
Pamje nga fushata

Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Fatmir Gashi në vazhdën e fushatës elektorale, sot ka vizituar fshatrat Vranoc e Qallapek, në të cilat fshatra premtoi rregullim të infrastrukturës.

“Vizituam edhe fshatërat Vranoc e Qallapek ku me ekipin dhe kandidatin nga lista z.Nazmi Krasniqi u pritëm nga kryetarët e nëndegëve z.Gani Krasniqi dhe z.Gëzim Berisha.

Kanale për ujitje, diga në lumbardhin e Deçanit, asfaltimi i disa rrugicave të mbetura mbeten prioritete të ditëve të para, për Vranoc.

Në fshatin Qallapek, kanalizimi i ujërave të zeza, rregullimi i shtratit të ujit që kalon përmes fshatit ngase me rritjen e ujërave shkaktohen përmbytje, kanalet e ujitjes dhe kërkesa e fermerit Gazmend Krasniqi që edhe pse ka mbi 60 krerë lopë dhe viqa për majmëri i mbanë në kushte jo të mira për mungesë të një ferme adekuate, do të jenë poashtu prioritete.

Të gjitha këto lokalitete shprehin shqetësimin për mungesën e ujit të pijes dhe mashtrimin që po u bëhet tash e tre vite”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat