Sabiha Shala takon studentët pejanë: Kosova ka një të ardhme të sigurt

Peja

Sabiha Shala takon studentët pejanë: Kosova ka një të ardhme të sigurt

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 21:56
Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala

Kandidatja e PDK-së për kryetare të Pejës, Sabiha Shala ka takuar studentë të profileve të ndryshme të cilët studiojnë në Universitetin e Prishtinës, nga të cilët ka kërkuar mbështetjen për zgjedhjet e 22 tetorit.

Shala tha se ishte kënaqësi e veçantë të bisedojë me studentët pejanë, të cilët ndjekin studimet në UP.

“U ndjeva studente sikur para pak vitesh dhe biseduam për sukseset e tyre, sfidat dhe kërkesat modeste. Krenare për ambiciet e tyre për të vazhduar studimet në universitete prestigjioze. Kosova ka një të ardhme të sigurt dhe të ndritshme me këtë rini entuziaste dhe të arsimuar”, ka thënë ajo.

Sabia Shala studentët pejanë që ndjekin studimet në Prishtinë, i cilësoi si pasuria e Pejës dhe Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat