Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Gazmend Muhaxheri do të zgjidhet kryetar i Pejës në zgjedhjet e 22 tetorit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Faacebook, ai ka thënë se qytetarët vlerësojnë se ai është kryetari më i mirë që ka pasur Peja, përcjell Bota sot.
“Gazmend Muhaxheri, zgjidhet Kryetar i Pejës më 22 tetor. Qytetarët vlerësojnë se është kryetari më i mirë që ka pasur Peja”, ka shkruar Mustafa në Facebook./BS/