Radoniqi: Rastet e vrasjeve të mëdha në Pejë, përfundojnë më 2018

Peja

Radoniqi: Rastet e vrasjeve të mëdha në Pejë, përfundojnë më 2018

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 19:06
Kreshnik Radoniqi

Procesi gjyqësor ndaj Granit Elshanit, gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, dhe ai i vrasjes së dy vëllezërve Ramaj në Shaptej, priten të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm. Këtë e bëri të ditur kryetari i Gjykatës së Pejës, Kreshnik Radoniqi.

“Besojë që këto procese gjyqësore do përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm”, tha ai.

Radoniqi foli edhe për rezultatet dhe sfidat gjatë punës për 11 muajt e këtij vitit të Gjykatës Themelore të Pejës me degët saj në Klinë, Istog dhe Deçan.

Ai tha se ka pasur trend pozitiv në zgjidhjen e numrit të lëndëve gjatë këtij vitit.

Sipas Radoniqit, numrit i lëndëve të zgjidhura këtë vit është 27,171 mijë, nga 54,259 mijë sa kishin qenë gjithsej. 32,191 janë trashëguar nga vitet paraprake, kurse 22,068 kanë arritur për 11 muaj këtë viti.

Radoniqi tha se ka pasur edhe progres në përfundimin e rasteve të korrupsionit që janë trajtuar në ketë gjykatë, raporton kallxo.

Ndër sfidat që përballen Gjykata Themelore e Pejës, kryetari i saj tha se është mungesa e një objekti që do plotësonte nevojat e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat