Nismës për Kosovën, degës në Pejë sot i janë bashkuar më shumë se 30 antarë të rinjë, ndër ta magjistra, apsolvent, student dhe shumë të tjerë me profesione të ndryshme.
Në njoftimin e kësaj partie vlerësohet sidomos anëtarësimi i Qamil Agajt i cili është edhe menaxher në PTK.
“Vlenë të theksohet edhe antarësimi shumë i përfolur i Qamil Agaj (menaxher në ptk) miku i Adem Grabovcit.
NISMA po rritet dhe qytetarët po i bashkohen programit socialdemokrat.
Kryetari i degës Gezon Berisha ju uroj mirëseardhje të gjithëve, gjithashtu edhe zv.Ministri i Punës dhe mirëqenies sociale Çerkin Dukolli i falenderoi të gjithë për bashkimin në familjen tonë NISMA! NE MBAJMË FJALËN, NISMA po rritet” thuhet në njoftimin e kësaj partie.