Në rajonin e Pejës konfiskohen armë dhe arrestohen 6 persona

Peja

Në rajonin e Pejës konfiskohen armë dhe arrestohen 6 persona

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 14:58
Armët e konfiskuara

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Pejë, me qëllim të ngritjes së sigurisë në zonën e përgjegjësisë që ka, vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve dhe në zbulimin e kryesve të veprave penale të të gjitha fushave, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna me ligj.

Njësia e Hetimeve e stacionit policor në Pejë, në disa raste të ndara ka arrestuar gjashtë persona për vepra të dnrysghme si dhe ka konfioskuar armë nëpër shtëpitë e tyre.

Komunikata e plotë e Policisë së Pejës:

Policia ka arritur që të identifikojë personat e dyshuar për veprën penale ‘vjedhje pylli’ shtetasit I. M. dhe V. A. në një pronë private të fshatin Gllogjan në komunën e Pejës.

Pas arrestimit të tyre nga hetuesit, gjatë intervistimit ata kanë pranuar veprën e kryer, por kanë njoftuar hetuesit se në rrugën e fshatit Kosuriq ishin ndaluar dhe kanosur me armë nga shtetasit P. K. dhe P. U. Hetuesit kanë realizuar dy bastisje dhe kontrolle në shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse të dy të cekurve më lart.

Gjatë kontrollit në shtëpitë e tyre nga Policia janë gjetur dhe janë konfiskuar:

një  armë automatike AK-47

një karikator, 10 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm, si dhe dhjetë (10) copë fishekë kalibri 7.35mm.

një (1) pushkë gjuetie prodhimi turk, nëntëdhjetë e tre (93) copë armë kalibri 12 mm,

një (1) pistoletë CZ prodhim YU, dy (2) karikatorë dhe nëntë (9) copë fishekë të kalibrit 7.65mm,

një (1) armë automatike AK-47 prodhim kinez, një karikator dhe 26 copë fishekë të kalibrit 7.62X39mm

Po ashtu sektori i hetimeve nga ky stacion policor - Pejë, kanë siguruar një incizim ku një i dyshuar i panjohur nga një automjet gjuan me armë zjarri. Lidhur me çështjen është iniciuar rasti si “përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas një pune operative në terren është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari F. R. ku nga i njëjti është konfiskuar arma automatike ‘Shkorpion’ me të cilën edhe dyshohet se kishte gjuajtur në ajër. I dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent, pas përfundimit të proceduarve është liruar në procedurë të rregullt.

Me datën 17/02/2018 rreth orës 23:00h, stacioni policor në Pejë ka pranuar informacion se në Pejë, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, kishte të shtëna me armë zjarri. Patrullat policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, me ç’rast gjejnë një gëzhojë të kalibrit 7.65mm. Nga patrullat policore identifikohet dhe arrestohet si i dyshuari A. B., i cili e ka dorëzuar pistoletën e llojit ‘Ekol specila’, me një karikator të zbrazët. I dyshuari me urdhër të prokurorit kompetent, pas përfundimit të proceduarve është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët e kësaj zone të cilët kanë bashkëpunuar dhe kanë ndihmuar Policinë e Kosovës, pa hezituar në raportim të dukurive negative kriminale brenda shoqërisë sonë, pasi që vetëm në këtë mënyrë mund dhe duhet të krijojmë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në rajon. Andaj, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë edhe në të ardhmen me Policinë e shtetit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat