Historia trishtuese e dy familjeve nga Peja që la 23 të vrarë

Peja

Historia trishtuese e dy familjeve nga Peja që la 23 të vrarë

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 09:37
Ilustrim

Në 11 faqet e aktakuzës ndaj Granit Elshanit, të dyshuarit për një vrasje në Pejë në ditët e para të vitit 2010, prokurori ndërkombëtar Andreë Hughes tenton ta përshkruaj konfliktin e gjakmarrjes në mes familjeve Elshani dhe Kelmendi të Pejës.

Pa specifikuar se ku nisi konflikti dhe cili ishte incidenti i parë, prokurori i EULEX-it ka dhënë një bilanc tragjik të viktimave në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë.

Shpjegimet e prokurorit ndërkombëtar janë pjesë e aktakuzës Elshanit i cili po gjykohet në gjykatën e Pejës.

Në  aktakuzë thuhet se  Graniti i takon familjes Elshani nga Ozdrimi i Pejës e cila ka qenë në gjakmarrje kundër familjes Kelmendi që nga viti 2000.

Siç e përshkruan prokurori në konfliktin, mes këtyre dy familjeve kanë ndodhur 29 sulme  të cilat kanë rezultuar me 23 të vrarë – 10 pjesëtarë të familjes Kelmendi tre të familjes Elshani dhe dhjetë viktima të rastit, shkruan insajder. Në mesin e të vrarëve janë edhe dy fëmijë.

Gjatë incidenteve, siç përshkruan prokurori, janë plagosur 38 persona, prej të cilëve pesëmbëdhjetë nga familja  Kelmendi, shtatë nga familja Elshani dhe 16 viktima të rastit.

Media raportoi gjatë ditës se Granit Elshani është deklaruar i pafajshëm në akuzën e prokurorit Hughes për ngjarjet në “City Club” të Pejës dhe plagosjen e një pjesëtari të Policisë së Kosovës më 2 janar 2010.

Elshani akuzohet për vrasje të rëndë, tri tentim vrasje të rënda, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

Që të gjitha këto pika të akuzës, sipas prokurorisë, janë konsumuar natën e 2 janarit 2010 në diskotekën “City Club” në Pejë.

Në seancën fillestare aktakuza nuk u lexua nga Prokurori i EULEX-it pasi që avokati i palës mbrojtëse Ndrec Dodaj dhe vetë i pandehuri thanë se nuk është i nevojshëm leximi i saj ngase e kanë kuptuar atë.

“Meqenëse e kemi pranuar me kohë aktakuzën edhe unë edhe i pandehuri jemi të njoftuar përbërjen e saj dhe nuk e shohim të domosdoshme leximin e saj dhe mund të deklarohemi për fajësinë pa e lexuar fare”, tha Dodaj.

Ndërsa i pyetur trupi gjykues për secilën pikë të aktakuzës veç e veç, i pandehuri Granit Elshani u deklarua i pafajshëm për të gjashtë  veprat penale që akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Jo, asnjë pikë s’jam i fajtor”, tha Elshani.

Sipas avokati Dodaj, klienti i tij i kundërshtoi tri arsyet e prokurorisë pse ai të mbahet në paraburgim.

Avokati tha se Granit Elshani është dorëzuar vetë tek organet e drejtësisë si dhe nuk mund të ketë ndikim tek dëshmitarët e provat materiale pasi, sipas tij, ato janë shpalosur gjerësisht me ngritjen e aktakuzës nga prokuroria.

Si arsye të tretë për masën e paraburgimit, avokati i palës mbrojtëse tha se Prokuroria më shumë është referuar te historiku mes dy familjeve të hasmuara në Pejë.

“Prokuroria me tepër iu ka referuar një historie që ka të bëjë me raport të dy familjeve në Pejë, ku faktikisht roli i të pandehurit në atë histori ka qenë minor apo totalisht i parëndësishëm. Ky dyshohet për vet faktin që është pjesëtar i njërës prej familjeve” tha Dodaj.

Ai po i referohej një historie të gjatë hasmërie ndërmjet familjes Elshani dhe Kelmendi. Konflikti mes këtyre familjeve ka shkaktuar shumë viktima në vitet e pasluftës.

Ndërsa, Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës, Andreë Hughes tha se kanë dhënë prova të mjaftueshme që i njëjtit të mbahet në paraburgim. Ai tha së është e vërtetë që Granit Elshani është dorëzuar vetë në polici por ketë e ka bërë pas gjatë vitesh.

“Për gjashtë vjet ai nuk ka qenë në Kosovë. E kemi një vepër të rëndë e që ka të bëjë me privimin apo marrjes së jetës së një presoni dhe duke marrë parasysh historinë e gjatë ndërmjet këtyre dy familjeve ne besojmë që ka gjasa që mund të ndikohet te dëshmitarët dhe shkatërrimin e provave materiale. Dëshirojmë që gjykata t’ia vazhdojë masën e paraburgimit”, tha prokurori Hughes./inajderi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat