KEDS po investon fuqishëm në Junik

Peja

KEDS po investon fuqishëm në Junik

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 15:12
Investimi në Junik

KEDS njofton se është duke investuar fuqishëm në Junik. Kjo komunë për herë të parë do ta ketë furnizim nga dalja e vecantë 10 kV që derivon nga nënstacioni i Llukës. Kjo linjë që është në përfundim e sipër në mbi 80 për qind të trasesë është nëntokësore.

Gjatë ditëve të fundit, është dashur që të ketë ndalesa të planifikuara për shkak se në finalizim të punëve nuk mund të punohet nën tension të energjisë elektrike, pasi është e rrezikshme.

Ndalesat janë bërë mesatarisht 3 herë në javë kohëve të fundit, për cka janë njoftuar gjithnjë paraprakisht si konsumatorët, ashtu edhe mediat.

Problemtikë tjetër në vikendin e fundit kanë paraqitur edhe kabllot e kompanive telekomunikuese, për shkak se ishin vendosur në shtylla më lartë se duhet, pra jashtë standardeve, cka kanë shkaktuar prishje. KEDS ka intervenduar menjëherë dhe e ka rregulluar këtë problem.

Investimi në Junik kalon mbi 1 milion euro dhe janë përfitues të gjithë qytetarët e Junikut pa asnjë përjashtim. Të gjithë do të kenë furnizim më kualitativ, më të sigurtë dhe rrjet të standardeve më të larta.

Punimet parashihet të përfundojnë në fund të nëntorit. Është fakt që ka pasur vonesa, por ato janë krijuar nga kontestet pronësore të shkaktuara nga vetë junikasit që kanë pronat nga kalon traseja e rrjetit. Fatmirësisht, këto probleme janë tejkaluar tashmë dhe po punohet me tempon më të shpejtë të mundshme.

Në këtë situatë, KEDS kërkon mirëkupitmin e kryetarit, sikurse të gjithë qytëtarëve të Junikut. Investimi po  bëhet direkt për të mirën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat