Prokurorët e Pejës u ligjërojnë nxënësve për “Stop drogave në shkolla”

Peja

Prokurorët e Pejës u ligjërojnë nxënësve për “Stop drogave në shkolla”

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 15:36
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin Antidrogë dhe Zyrën rajonale të Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në këtë qytet, ka filluar implementimin e projektit “Stop Drogave në shkolla”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore të Pejës, në kuadër të këtij projekti, prokurorë të kësaj prokurorie po ligjërojnë për nxënësit e shkollave të mesme në komunën e Pejës,me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit tek nxënësit,për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë këtë vepër penale brenda perimetrit të shkollës dhe jashtë saj,

Projekti “Stop drogave në shkolla” vije si rezultat i koordinimit dhe konkluzioneve nga takimet e mëparshme mes Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin Antidrogës.

Ky projekt po  implementohet edhe me mbështetjen e Drejtorisë se Arsimit në Komunë të Pejës, ku ligjërimet do të mbahen nëpër të gjitha shkollat e mesme të kësaj komune. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat