Aktakuzë për shoferin e autobusit që rrezikoi jetën e 23 personave

Peja

Aktakuzë për shoferin e autobusit që rrezikoi jetën e 23 personave

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 15:22
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër S.K., për rrezikim të trafikut publik dhe ka propozuar që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

S.K.  më 5 maj 2018, në rrugën Istog-Novosellë, derisa po transportonte pasagjerë, humb kontrollin mbi autobus dhe del nga korsia e rrugës, ku përplaset për disa lisa, ashtu që si pasojë e kësaj pesë udhëtarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, kurse 18 të tjerëve u janë shkaktuar lëndime të lehta trupore. 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat