Rrahu motrën, ngrihet aktakuzë për dhunë në familje

Peja

Rrahu motrën, ngrihet aktakuzë për dhunë në familje

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 15:49
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Sipas aktakuzës, i pandehurit më 27 nëntor të vitit 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar motrën tij  Sh.M., dhe ishte fjalosur me të, merr një gur nga toka dhe e godet në kokë, duke i shkaktuar lëndime trupore. 

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat