Lirim (Shaban) Muriqi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Lirim (Shaban) Muriqi

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 23:53
Lirim (Shaban) Muriqi

Sot, një vit pa ty.

Vështirë të shkruaj përkujtim për Ty Lish. Edhe më vështirë të jetojmë çdo ditë pa ty.

Fjalët s'kanë forcë, lotët s'kanë fuqi e zemrat s'kanë mundësi për të shprehur dhembjen dhe mallin që kemi për ty, vëlla i dashur.

As sot, as nesër, as kurrë, nuk mund të pajtohemi me fatin se vdekja të ndau nga ne e s'je më në mesin tonë, me atë buzëqeshje dhe me at zër te mirë si po mungon kudo.

Ti e ke jetuar jetën sikur çdo ditë ishte e fundit. Në jetën tënde të shkurtë, ti e ke udhëtuar botën.

Me fotot e tua duke i shikuar çdo ditë, e shuajmë mallin për ty Lish.

Je gjithmonë në zemrat tona.

Të përkujton me mall: Motra Ardiana dhe nipi yt Genti, Arijani, Andueni

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat