Arbër (Ramiz) Dina

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Arbër (Ramiz) Dina

Më: 6 janar 2019 Në ora: 00:03
Arbër (Ramiz) Dina

I ngulitem sytë në dorëzat e derës, nga kush do hapet, a do ishe vallë përsëri ti, a do vrapoje të na përqafosh me nguti?! Por...sikur në një mjegull që mezi mund të dalloheshe, dëshira së bashku me imagjinatën të shtynin pranë nesh, aty tek caku kur u rreshtuam të gjithë duke pritur ardhjen tënde me padurim, papritmas fillojë të ngadalësoje hapat dhe të zhdukesh me qetësi. Ah sa shumë e ëndërruam dhe e kërkuam këtë moment, sa shumë lutje u drejtuan që të jemi bashkë përsëri, sa loti rrodhi nga sytë tanë, nëse dikush do ringjallej ti do ishe në mesin tonë përsëri “ARBËRI YNË” që të deshëm pa kufi!

E mashtruam veten në lloj - lloj mënyrash, të kërkuam çdo kund, u thyem aq shumë me shkuarjen tënde, sa asnjë e mirë e kësaj bote nuk e plotëson mungesën që do e kemi për TY. 

Jeta na vodhi buzëqeshjen, lumturin dhe harenë që e kishim bashkë me TY!

Sot dhe çdo herë ne të kujtojmë dhe të duam pafundësisht, na mbanë gjallë kujtimi për TY, na mbanë gjallë fytyra jote engjëllore, na jep frymë çdo ditë buzëqeshja e ngrohët që frymonte nga shpirti yt i pastër si loti! Ishe dhe gjithmonë do të jesh shpirti i shpirtit tonë!

Të kujtojmë sot dhe çdo moment të jetës, do të mbajmë gjithmonë afër në zemrat tona ashtu siç na mbaje TI gjithmonë NE me shumë dashuri!!!!

Të përkujtojnë çdo herë me shumë mall dhe dashuri: babai Ramizi, nëna Resmija,  bashkëshortja Besarta, motra Arbresha, vëllai Isufi me bashkëshorten Agnesën, mbesa Arisa, nipi i cili mbanë emrin më të bukur “emrin tënd ARBËR”, si dhe mbarë familja Dina!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat