Sot më 14.01.2019 u bënë 8 vite pa ty Edi.
Kaluan 8 vite por dhimbja për vdekjen tënde nuk do të shuhet kurrë. Vdekja e jote e hershme na tronditi të gjithëve,
S`ka fjalë as lot që e largojnë mallin për ty. Ti ike nga jeta por ne nuk të harrojmë në asnjë moment, ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona.
Të kujtojnë me mall: Halla Gjylshahi djali Islami me nusen Fitoren, vajzat Vjollca, Belkizja, Shpresa, Albesa, Agimja dhe mbarë familja Berisha nga Peja dhe Gjermania.