Adile Goca - Bota Sot
Adile Goca

Perkujtime

E hënë, 20 maj 2019

Adile Goca

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 00:07
Adile Goca

Sot bëhen 14 vite nga vdekja e nënës tonë.

Thonë se koha shëron plagët, por nuk qenka e vërtetë. Sot, plot 14 vite qëkur ti ike nga kjo botë, dhimbja për ty vazhdon të rritet, sepse çdo moment që kalon na mungon prezenca jote. Na mungon gjithçka e jotja, por më së shumti ajo buzëqeshje që na mbushte plotë jetë.

S'ka fjalë, lot, as vaj që e shuajnë mallin për Ty, Nënë! Na mungon shumë prezenca, fjala, këshilla, ngrohtësia dhe çdo gjë e jotja.

E dashura Nënë, qenka shumë e vështirë të gjejmë fjalët për të shprehur mallin, dhembjen, mungesën tënde, me të cilën po jetojmë.  Vdekja të ndau nga jeta, por jo nga zemrat tona. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë.

Të përshkruash me fjalë përkujtimin ndaj teje si Nënë është shumë e vështirë, sepse ti kishe të gjitha me vete si personalitet. Nuk qenka e lehtë të gjejmë fjalë për të shkruar sepse çdo shkronjë është mbështjellur me lot.

Të kujtojnë me mall të pashuar: djemtë Brahimi, Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti e Kemajli, vajzat Sylbija, Ajnishahi e Halitja dhe motrat, nipat, mbesat e rejat nga Zaskoku i Ferizajt.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test