Smajl (Isuf) Gërguri

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Smajl (Isuf) Gërguri

Më: 13 mars 2019 Në ora: 12:08
Smajl (Isuf) Gërguri

Më mungon shumë BAC! Ti erdhe në këtë botë për të jetuar, por nuk jetove dot. I lodhur i stërmunduar sa shpejt u largove BAC! Gjithmonë gjete forcë brenda vetes, gjithçka e arrije me djerse e mund. Te gjithë të donin e të respektonin, kudo ishe gjurme ke lënë. Sa vende le bosh vetëm Zoti e di! Sa mall kam për ty BAC. Pse ndodhi kështu?! Jam bija e jote e vogël që më le jetime në prag të rinisë. Ike nga ne që aq shumë të donim por jo me dëshirën tende BAC. Nuk po mundem ta pranoj ikjen tënde, por nuk do ta harroj kurrë thënien tënde që çdo herë e thoje me krenari dhe falënderim nga Allahu."UNË BAC KURR MË MIRË NUK E KAM PAS"Ti je në mes nesh por s'të shoh me sy dot, më mungon pa fund të them me lot, do doja të kisha pranë, pse oh Zot, dua të them diçka që nuk ta thash dot. Ndjehem krenare qe jam bija jote sot. Te përkujton me mall dhe lot ne sy. Vajza NJOMZA me bashkëshortin NDERIMIN mbesat VESA, TARA si dhe nipi RIONI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat