Hyle (Shaban) Bajraktari

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Hyle (Shaban) Bajraktari

Më: 5 maj 2019 Në ora: 00:27
Hyle (Shaban) Bajraktari

Me 5 maj u bë 1 vit pa ty,

Maji çdoherë do të na sjellë dhimbje e mall moj nënë, pasi në këtë muaj ti na le. Nuk arrite të shijoje lulet e pranverës, por ike për të shijuar lulet e parajsës. Sot u bë 1 vit pa ty, pa të parë, pa të puthur e pa dëgjuar zërin tënd.

Çdo ditë pa ty ka kaluar me mall, dhimbje e lot, duke mos arritur të pajtohemi me ikjen tënde. Edhe pse ike fizikisht, ti gjithmonë je në zemrat tona, aty ku do të mbetesh përgjithmonë, si nëna më e mirë, më e dashur, bujare e me zemër të bardhë.

Na mungon shumë, buzëqeshja jote, kujdesi, këshillat e dashuria e pakusht që kishte për ne. Përherë krenarë që të patëm dhe të pikëlluara që më nuk të kemi në mesin tonë.

Të përkujtojmë me mall: Vajza Fehmija dhe mbesat Melisa dhe Erlisa.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat