Dhimbja nuk shprehet as me fjalë as me lot. Ajo është thellë në brendësinë e shpirtit tonë.
Vdekja jote hapi një plagë të madhe tash e 20 vite në zemra tona, që koha nuk e shëron dot, mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimi dhe malli do të jenë pjesë e jetës tonë. Loti nuk ndalet dot edhe pse e di më që vdekja nuk ka kthim. Ishim me fat që të patëm, do të jesh i përjetshëm dhe e paharruar.
Të përkujtojnë përjetësisht: bashkëshortja Fahrije Vidishiqi, vajza jote e vetme Getoara, djemtë Shkumbini, Emiri me gruan Lenditen nipin tënd të parë Alberoni, mbesat Enea e Kanita, djali Enisi me bashkëshorten Dafinën dhe mbesat Jara e Nina.