Driton Krasniqi

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Driton Krasniqi

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 00:03
Driton Krasniqi

1 nëntor data më e mallkuar në jetën tonë, kjo datë e cila ndaloi në gjysmë buzëqeshjen tënde Bir, vëllai jonë.

4 vite pa Ty Driton. Arrijmë ti ngrohim zemrat tona me kujtimin për Ty i shtrenjti ynë. Bir, vëlla, duke kujtuar dashurinë e madhe që na le në zemrat tona.

Çdo fjalë që shkruajmë është e pakët që ta përshkruajmë zbrazësinë dhe mallin për Ty.

Kaluan plot 4 vite që na humbi lumturia që kishim për Ty.

Lotët nuk kanë të ndalur, por gjithmonë do të krenohemi që patëm një djalë dhe vëlla fisnik dhe bujar si TY Puna, vepra dhe fjalët do të mbesin gjithmonë udherrëfim për ne.

Me shumë mall dhe dashuri të përkujtojnë: Nëna Nexhibja, babai Demiri, vëllai Shkëlqimi, kunata Elmazja dhe Nipat Roni dhe Dritoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat