Kur ikën një person i dashur, e nuk është më me ne, e nuk mund ta prekim, e as ndëgjojmë zërin e tij, na duket sikur është larguar përgjithmonë! Megjithatë, kujtimi jeton përherë në zemrat tona, më i fuqishëm se çdo përqafim, më i rëndësishem se çdo fjalë, më i vlefshëm se çdo pasuri.
Fjalët janë të pamjaftueshme për të përshkruar mallin për ty babë! Sa herë që nga mungon diçka nga vetja jonë e plotësojmë nga pavdeksia juaj. Burrëria, sinqeriteti, atdhedashuria dhe guximi yt janë inspirim dhe udhërrëfyes i përhershëm i veprimeve tona.
Të përkujtojnë me mallë dhe krenari: djemt Florimi e Ismeti, vajzat Shpresa, Florija e Lumturia, rejat Sebi e Zyrafeti si dhe nipat e mbesat nga Bokshiqi, Prishtina, Italia, Sllovenia dhe Gjermania.