Flamur Mustafa - Bota Sot
Flamur Mustafa

Perkujtime

E enjte, 27 shkurt 2020

Flamur Mustafa

Më: 21 janar 2020 Në ora: 00:06
Flamur Mustafa

1 vit pa më të Dashurin tonë Bashkëshort dhe Baba

U bë Një Vit Pa ty i Dashuri ynë dhe akoma nuk mund ta besojmë që ishe dje e nuk je sot. Mallkojmë ditën kur ti u operove, që nga ai operacion i shkretë të erdhi Vdekja e papritur të mori e të ndau nga ne, hapi plagë të madhe në zemrat tona që koha nuk i shëron dot. Nga ajo ditë zemrat tona më nuk kanë gëzim, kanë vetëm lot, dhimbje, vuajtje e mërzi, mungesa jote na vranë në çdo Moment, loti nuk shteron dot, ende e ndjejmë aromën tënde nëpër shtëpi, vuajmë lotojmë gjithmonë të kujtojmë, na mungon prania e buzëqeshja jote na mungojnë puthjet e ledhatimet tua na mungon përqafimi dhe kujdesi yt na mungon çdo gjë e jotja, ende nuk mundemi ta pranojmë i dashur që ti nuk je në mesin tonë...

Sa e rëndë të jetosh vetëm me shpresën që në Boten tjetër do të takohemi një ditë, asgjë tjetër nuk e shuan mallin dhe dashurinë për Ty.... Vetëm kujtimet tua dhe planet tona të përbashkëta që kishim për të ardhmen më mbetën si amanet i yti që më mbajnë gjallë e më japin forcën të jetoj e të kujdesem për fëmijët që janë aq të vegjël të mërzitur e që të kërkojnë çdo moment. Ende jetojnë me shpresën që ti do kthehesh një ditë. E dhimbshme që nuk mund të ju them që ti mes luleve prehesh dhe kurrë nuk do të kthehesh.

Mungesa jote i Dashur është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa Kujtimi për ty do të jetë pjesë e jetës tonë përgjithmonë. Në çdo sekondë na mungon, në çdo orë të ndjejmë, në çdo minutë të kujtojmë në çdo hap na nevojitesh. Me zjarr në shpirt me plagë në zemër me shumë mall e Dashuri të kujtojmë dhe kurrë nuk të harrojmë.

Përjetësisht me ne i Dashur, Të Duam pafundësisht Bashkëshortja Fatmirja dhe fëmijët Fabiola, Florandi dhe Floresa.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat