Nexhdet ( Zymer) Shala

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Nexhdet ( Zymer) Shala

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 00:07
Nexhdet ( Zymer) Shala

U bënë 10 vite pa ty, 10 vite dhimbje e zbrazëti në zemrat tona, mall e pikëllim të pashuar për mungesën tënde. U largove nga kjo botë, por asnjëherë nga jeta jonë, kjo jetë që pa ty mbeti kaq e ftohtë për ne.

Kujtimet për ty i kemi shoqëruese në çdo përjetim. Të vështira e plot dhimbje ishin të gjitha të djeshmet në të cilat mungove këto 10 vite, dhe të gjitha të nesërmet që do të na mbushin me mallin për ty.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë. Ndërsa kujtimi për ty do të jetë pjesë e jetës tonë përgjithmonë. Krenohemi që të patëm, jemi të lënduar që të humbëm.

Të përkujtojnë me mall, Familja Shala nga Isniqi, Zvicra e Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat