Kreshnik Brahim Rama

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Kreshnik Brahim Rama

Më: 22 prill 2020 Në ora: 10:17
Kreshnik Brahim Rama

22. Prilli shum shpejt po vjen, dhe ne prap fillojm te shkruaj per ty Nik.

Kalloj edhe nje vit, e sot u mbushen plot 13- vite kur ti ike fisikish nga jeta jon.

Prezenca shpirtnore e jetoja Nik eshte per her ne mesin ton.

Ne sot ecim me koken lart, e me plot Krenari, me veprapt dhe miqasin qe ti lere

Aty ku shove.

Nik, per neve ti ishte me shum se nje Bire, me ty qanin gjdo dert e hall qe paten,

duan t’ja nisim te shkruja nje liper 1001 faqe per ty, aq flaj kemi per than per ty Biri yne.

Aq mall kemi per ty, se gjdo ditë duam te shkruajm nga një Perkujtim per ty

Nik, eja se ne akom te presim, Shpija eshte akoma ashtu siq e leh ti..!

Të Përkujtojnë me Mall: Babai Brahim M. Rama, Nëna Nushe Rama.

***

I zbrazët është vendi yt, por kudo është e pranishme fjala, këshilla dhe puna jote. Pranvera per neve nuk është me bukur si dikur sa ishe bashkë me ne, Rrezet e Pranvera neve s’na grohin me, ato vetëm në shtojnë dhembjen dhe mallin për Ty Nik . Ishe dhe do te mbetesh përgjithmonë shëmbëlltyrë e familjes tonë. Ishim Kranar, dhe do Krenohemi ter jeten që e patëm ty nje Vella si ti.

Të përkujtojmë: Motra Arjeta me Bashkëshortin Avni Kastrati, fëmijët: Alisa, Adnani dhe Aurela.

***

Vdekja jote na rëndoj të gjjithëve, na le të përlotur përgjithmonë.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, por kujtimet për ty do të jetë pjesë e jetës sonë përgjithmonë. Krenohemi me Ty që të patëm Nik, e kurr nuk pajtohem që të humbëm.

Zërin me te dashur që patem është heshtur, dritë e vetme ne familien tonë u shua, e që kurrë ska për t’u plotësuar.

Të jetosh në zemrat e atyre që i le pas do të thotë të mos vdesësh kurrë.

Të kujtojnë me Mall: Motra Arbureta me Bashkëshortin Bajram Demaj, fëmijët: Ermira, Alma, Etjola dhe Doriani.

***

Jetojmë të pikëlluar për mungesën tënde dhe çdo ditë e më shumë ndjejmë zbraztirën që na shkakton humbja jote.

Por, ti gjithmonë gjendesh mes nesh. Ti je një yll që shnëdritë gjithmonë në qiell, atje ku engjujt kanë vendin e tyre. Jemi krenarë që të kishim aq të madhërishme dhe të dashur. Do mbetësh gjithmonë e pavdekshme në mëndjen dhe zemrat tona. Nik ti shum na mungon.

Me lot në Sy, Të Përkujtojnë: Motra Argita me Bashkëshortin Sami Boletini, Fëmijët: Erindi dhe Erisi.

***

Nik, gjdo herë qe shkruaj përkujtimin për Ty e kam shumë te vështirë, ashtu siç është e vështirë jeta pa Ty.

Le zbrazëti të madhe në zemrat tona, sa ëndrra na u shuan, sa qeshje u kthyen në lot kur ti shkove pa lamtumiren e fundit, por ti përgjithmonë do të jesh në zemrat tona

Ti jeton në kujtimet e mrekullueshme që ke lënë pas.

Krenohemi me Ty!

Të përkujtojnë me shumë mall: Motra Arnita me bashkëshortin Gazmend Kadrija, Mbesa Adea, Nipat Ledioni, Nolani dhe Dilani.

***

Sot u bënë 13 vite pa ty, 13 vite kujtime me plot dhimbje në zemrat tona, me plot mall të pashuar për mungesën tënde. Nik u largove nga kjo botë, por asnjëherë nga jeta jonë, Kujtimet për ty i kemi shoqëruese në çdo përjetim. Të vështira e plot dhimbje ishin këto vite pa ty, dhe të gjitha të nesërmet që do të na mbushin me mallin për ty.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë. Ndërsa kujtimi për ty do të jetë pjesë e jetës tonë përgjithmonë.

Të Kujtojnë me Mall: Motra Aferdita me Bashkëshortin Afrim Ibraimi, Nipi Rajani dhe mbesën Emmy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat