Shpresa Mazrekaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Shpresa Mazrekaj

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 07:25
Shpresa Mazrekaj

Ti moj bijë e motër, e dimë se sonte do të na dërgosh një të urtë të na ngushëllojë. Por dhembja e madhe nuk e duron ngushëllimin?

Vjen i urti dhe përpiqet me fjalë të thella të gatuajë ilaçe kundër dhembjes që nuk po na pushon dot. Paska ilaçe që nuk i gjen në barnatore. Po si do të ishte dhembja, po të mos e mbillte kujtimi që vite e vite gjithnjë mbetet i njomë? Me ngushëllime dhembja nuk pushon, sepse kujtimi nuk vjetrohet, ata që vdesin nuk plakën, mbesin aty ku u ndamë, derisa ne vazhdojmë të dënuar të ecim ngarkuar me barrën e rëndë nga dhembja e ndarjes. Nëna e mban të freskët përfytyrimin e fytyrës së fëmijës së vdekur derisa të jep shpirt. Po të ishte gjallë ajo fytyrë engjëllore do të mbushej rrudha, më mirë që vdekja e ruan të freskët pamjen e shpirtit në kujtimin tonë, se shpirti nuk shuhet, ashtu si shkrihet trupi e bëhet pluhur. Shenjtori nuk të bekon “jetofsh sa malet”, por predikon se “njeriu vdes i ri”. Zoti të merr për vete vetëm të bukur dhe të pastër. Ne e dimë që askush nuk heq keq në Parajsë, ku shkojnë të rinjtë që vdekja i zuri të pamëkatshëm, por ç’të bëjmë ne kur Zoti na i merr më të dashurit? Si ta kuptojmë se Zoti jep vetëm kur merr! Na privilegjon që të vuajmë, vuajtja e fisnikëron shpirtin, se Libri nuk thotë kot “Zoti i mundon të dashurit e vet”!

Se edhe kjo thënie e Librit, s’është veç një ngushëllim i zbehtë! Asgjë s’po na i shëron plagët e kujtimit!

Të pangushëlluar për Ty: baba Ibrahimi, nëna Vasfija, vëllezërit Xhevdeti, Xhaviti e Xhevati dhe motrat Shqipja e Shkëndija.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat