Sali Binak Jaha

Perkujtime

E mërkurë, 30 shtator 2020

Sali Binak Jaha

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 00:01
Sali Binak Jaha

Vitet kalojnë, por dhimbja për ty nuk largohet. Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, ndërsa kujtimet dhe malli për ty janë pjesë e jetës sonë, baba, bashkëshort e vëlla i dashur.

Porositë dhe këshillat tuaja që janë të përjetshme për ne, i kemi çdo ditë në mendjet tona, me të cilat çdo ditë zgjohemi dhe vazhdojmë ditën. Ne kemi vetëm një dëshirë, t’i ruajmë e t’i mbajmë fisnike veprat tuaja atdhetare, që ndrijnë dhe mbajnë të gjallë shpirtin fisnik të shqiptarit.

Ke qenë dhe mbetesh model i çdo shqiptari, për patriotizëm dhe atdhedashuri, ku së bashku me vuajtët dhe sakrificat për vendin, u bëre vlerë e madhe për ne, që sot të kujtojmë me krenari.

Kjo është rruga jonë, e përcaktuar nga Ju, e filluar nga vëllai juaj Qerimi dhe e vazhduar me dinjitet deri në frymën e fundit nga Ju, gjë për të cilën jo vetëm ne, familja, por të gjithë ata që të njohën ua patën lakmi.

Aq shumë i dhurove dashuri atdheut, pa harruar asnjëherë respektin, bujarin e moralin, e këto së bashku, të kanë dhënë epitetin e një burri shpirtmadh dhe shembull për të tjerët.

E madhe është dhimbja që nuk je më në mesin tonë, por edhe më e madhe është krenaria që të patëm.

Qoftë e përjetshme dashuria juaj e bekuar për atdhe, për dheun e Kosovës!

Ju kujtojnë me mall, dhimbje dhe pikëllim gjithmonë: Familja Jaha, nipi Shejh Xhemajlia, motra e Salihit Mema me familjet; bashkëshortja e Salihit Fana, djemtë Jaha, Ganija, Shyqerija, Zenuni dhe Hidaja me familjet e tyre; Vajzat Ruka, Shyhreti dhe Sheribani me familjet e tyre, si dhe vajza e Qerimit Zeraja me familje.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat