Elhame (Haqif) Aliu

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Elhame (Haqif) Aliu

Më: 28 gusht 2020 Në ora: 00:05
Elhame (Haqif) Aliu

Sot në përvjetorin e 5-të të ikjes tënde, kujtimi për ty ujitet me lot mallëngjimi, dhimbjeje dhe dashurie.

Pas kaq vitesh herë pas here kur mblidhemi të gjithë në shtëpi marrim guximin të ndajmë copëza kujtimesh nga fëmijëria jonë e bukur dhe e papërsëritshme. E vështirë qenka jeta pa buzëqeshjen dhe praninë tënde.

Dhe pikërisht atëherë kur mungon më shumë se kurrë ti na vjen ne ëndrra dhe na flet ëmbël ashtu siç di vetëm ti. Na mungon aq shumë sa nuk thuhet me fjalë e sidomos në raste festash që ti i doje aq shumë, por me mendje dhe zemër jemi gjithmonë bashkë. Pavarësisht kohës malli dhe dashuria për ty nuk do të shuhen asnjëherë.

Të kujtojnë prindërit: Haqifi dhe Hatushi. Motrat: Merita, Shqipja, Arta. Vëllau: Ilmiu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat