Nenë e dashur, kaluan 20 vite sa 20 shekuj, pa buzëqeshjen tënde, pa këshillat e tua të arta dhe pa praninë tënde fizike. Ky shi pikëllimi që po bie vazhdimisht e ka zënë diellin. Rrezet e tij nuk na ngrohin si dikur. Jetojmë me kujtimet e ëmbla që na i le.
Ndarja nga Ti, kurrë nuk e shuan mallin dhe dashurinë që e kemi për Ty. Nënë e dashur, pusho e qetë në mes luleve të xhenetit.
Të kujtojnë me mall më të dashurit e tu nga Podujeva, Prishtina, Anglia dhe Gjermania.