Fatmushe Mavraj (Maksutaj)

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Fatmushe Mavraj (Maksutaj)

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 00:01
Fatmushe Mavraj (Maksutaj)

Mami jem e dashur, kaluan 9 vite sa 9 Shekuj, pa buzëqeshjen tende, pa këshillat e tua të sinqerta dhe pa praninë tënde fizike.

Jetojmë me kujtimet e shumta qe i le, ike herët Mami.

Ndarja nga ti, kurrë nuk e shuan mallin dhe dashurinë që e kemi për ty.

Vdekja e hershme.. mbeti plagë në zemrat tona.

Na mungon buzëqeshja jote, fjalët tua, sinqeriteti yt, ngrohtësia dhe urtësia jote.

Jetojmë të pikëlluar për humbjen tende dhe çdo ditë e më shumë e ndjejmë mungesën tënde.

Po ti gjithmonë do të jesh mes nesh.

Kujtimet për ty i ruajmë si gjënë më të shtrenjtë dhe më të vlefshme në jetën tonë.

Shumë vështirë për mua që nuk mund të jem pranë varrit tënd sot, të të sjell ca lule e të të them se na mungon shumë .

Me shumë mall edhe dhimbje në zemër të përkujton Vajza jote me lot në sy, Jehona nga Gjermania.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat