Deshëm, shumë kem dashtë e dëshirue
Që me lot të ringallim,
Me fjalën tënde të fuqishme,
të ngrisnim nga varri,
qe 16 vite Bardhyl na dogji, shkrumboi malli
Jemi të vdekur, t’varrosur për së gjalli.
Në qytetin e të vdekurve,
vijmë të çmallemi me ty,
ti qëndron i heshtur,
në heshtje kërkon DREJTËSI.
Shikojmë foton tënde,
në gurin e varrit,
sytë drejtuar qiellit,
GUXIMI I GAZETARIT
Bardhyli ynë i dashur,
bir i DADRANISË
ndër breza do kujtohesh
HERO I FJALËS SË LIRË
Me mallin që djeg e përvëlon, nëna Nexharije, vëllai Fitimi, nipat Rinori, Nebiu e Rrezoni dhe kunata Sadetja.