Nexhmije Bajraj - Rrahmanaj

Perkujtime

E martë, 16 prill 2024

Nexhmije Bajraj - Rrahmanaj

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 08:13
Nexhmije Bajraj - Rrahmanaj

Thonë se koha shëron plagët, por neve veq sa na shtohet malli për ty e dashura nëne.

U bënë dy vite pa ty që kur ike në përjetësi, atje ku shpirtrat pushojnë dhe nga lartë neve na shikojnë.

Mungesa jote, çdo orë, çdo ditë, çdo muaj dhe vite po bëhet më e rënd mbi shpirtrat tonë, sepse pa ty asgjë nuk frymon njësoj si atëherë, kur ti ishe në mesin tonë.

Dhimbja dhe malli për ty na kanë shtuar vetminë dhe lotë për ty na janë bëre si lumi që nuk ndalet kurrë.

Ti je engjëlli ynë mbrojtës qe na mban nën krahët e tua duke na dhënë forcën që te jetojmë.

Jemi krenarë që të patëm, vepra dhe shëmbëlltyra jote te bëjnë të pavdekshme dhe te paharruar!

Pusho e qetë derisa te takohemi në përjetësi! Te duam shumë.

Me mall e dhimbje: Bashkëshorti Avni Rrahmanaj, vajza Liridona, djali Besniku, familja Rrahmanaj e Bajraj nga Kosova, Belgjika e diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat