Bajram Ukë Ramosaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Bajram Ukë Ramosaj

Më: 6 prill 2018 Në ora: 00:07
Bajram Ukë Ramosaj

Sot, me datën 06.04.2018 bëhen 16 vite pa me te dashurin tonë.

Gjithmonë kujtojmë ditën kur u ndave përgjithmonë fizikisht nga ne dhe kalove në përjetësi.

Ishe prijësi dhe edukatori i familjes sonë, ishe gjithmonë i dashur për familjaret, shokët dhe miqtë që gjithmonë i deshtë dhe i respektove , andaj ku do që shkojmë dëgjojmë fjalë të mira për veprat e tua, dhe për këtë jemi shumë krenar që patëm një prind të vlerësuar nga të gjithë.

Vendosmëria, besnikëria, zemërgjerësia, mençuria dhe sinqeriteti ishin virtytet e tua më të larta që po na përcjellin gjatë gjithë jetës.

Të kujtojmë me mall e me dhimbje: bashkëshortja Hatmoni, vajzat: Mona, Teuta, Ganimeti e Zyrafeti, djemtë Agroni, Astriti, Aderimi e Albani, rejat, nipat e mbesat, dhe mbarë familja Ramosaj nga Carrabregu i ulët i Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat