Ismet (Sadri) Zenuni

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Ismet (Sadri) Zenuni

Më: 8 maj 2018 Në ora: 00:36
Ismet (Sadri) Zenuni

Ndjehemi të ngarkuar me mall dhe dashuri për Ty, të cilat i ndjejmë çdo çast, edhe këtë ditë të një vjetorit tënde Bac!

Të them se na mungon shumë, çdo ditë e më shumë!

Shpesh, më bëhet se hyn në derë me buzëqeshjen tënde, të dëgjoi trokëllimat, ashtu si ecje i qetë. Ashtu kanë mbetur tek ne sytë e tu, zëri, hapat tek ecje përgjatë oborrit e kur hyje në shtëpi!

Akoma i ndjejë, por Ty nuk të shoh dot, edhe pse, për orë e çast të dëgjoi tek shqipton emrat tanë!

BACË, edhe këtë ditë është hapur kaptina e re e mallit! Vdekja jote akoma e ftohtë derdhet mbi kujtimet tona dhe më ndez dhembjen në shpirt!

Ah! Si nuk je mes nesh! Tani që nuk je këtu mos më thuaj të mos qajmë, sepse ne kemi shumë nevojë të shfryjmë at llavë vullkani që ndizet nga mungesa jote. Sa dëshiroi  të të shtrëngojë dorën dhe të ulemi bashkë si dikur!

Por Ti nga fotoja, nuk na thua më asnjë fjalë!

E me heshtje na thua gjithçka!

Me zemër më flet, e di! Ishe pasqyrim i joni! Ti, frymarrja e dashuris sonë! Ti krenaria e shtigjeve të jetës sonë! Dua të të them plot fjalë por zëri dhe duart më dridhen, ndaj po e përmbyll me dëshirën të prehesh në qetësi e pa dhimbje, i dashur BAC . . . !

Të kujtojnë me shume mall: Bashkëshortja, djemtë, vajzat dhe gjithë familja ZENUNI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat