Kujtim (Rasim) Gega

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Kujtim (Rasim) Gega

Më: 16 maj 2018 Në ora: 00:26
Kujtim (Rasim) Gega

Kaluan ditë, ditë të cilat po shndërrohen në vite e largimi yt nga kjo botë i dashuri ynë është boshllëku më i madh që ne ndjemë. Kujtojmë çastin kur Ti ike nga kjo botë, në atë moment  zemrat na u copëtuan e jeta pa Ty u vështirësua. Dhimbjen që na le nuk mund ta mposht as koha që kalon.

Sa shumë na mungon dashuria jote prindërore, sepse Ti na jepje forcë dhe energji për jetë. Vështirë qenka të humbasësh shtyllën e familjes, shokun e jetës i cili asnjëherë nuk u përkul dhe se kurseu veten me sfidat që na ballafaqoi jeta.

Gjithmonë do të kujtojmë dhe kurrë nuk të harrojmë.

Të duam shumë e të përkujtojmë sepse kemi mallë e na mungon, i shtrenjti ynë  jemi bosh pa Ty.

Ashtu siq ti me djersë dhe me punën tënde, na bëre jetën tonë të lumtur e të bukur, ashtu të qoftë Ty dheu i  lehtë i asaj bote i zbukuruar  me lulet më të bukura të parajsës.

Të përkujtojnë me mallë: Babai Rasimi, Bashkëshortja Nelvanja, vajzat Blerina, Arita, djali Dreni dhe motra Vjollca.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat