Havë (Sali) Shala

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Havë (Sali) Shala

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 00:21
Havë (Sali) Shala

Sot u bë 1 vit që të përqafova për herë të fundit, të shtrëngova fort por Ti ishe e vdekur..

Ah sa vështirë e kam të shkruaj këto vargje për Ty oj Nëna ime , që aq shumë më deshte, dhe aq shumë më kishte marrë malli për Ty.

Ti kurrë s'arrite të çmallesh me mua  as unë me Ty, se isha në tokën e huaj andaj falëm oj Nënë që nuk mund të vija sa herë është dashur ta gëzoj zemrën, kurse tash vështirë e kam të hyj edhe në oborr, të mësohem me mungesën tënde, sepse kahdo që shkoj po më ndjek hija jote dhe shikimi yt i dashur oj Nënë!

Por dasht Zoti që një ditë të bëhemi bashkë atje në dimensionin tjetër të jetës ku je Ti ,atje ku flitet  vetëm gjuha e bukur e  engjëjve, oj e shtrenjta dhe  e dashura ime Nënë!

E përkujton: Vajza Servetja, me bashkëshortin Ukën, me fëmijët Leoni, Besarta dhe  Andi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat