Më 11.8.2018, bëhen 9 vite nga humbja e bashkëshortit dhe babait tonë të dashur.
Nuk është e lehtë të marrim lapsin e të shkruajmë sa mall kemi për Ty.
Çdo fjalë është e pakët për Ty. Krenaria rritet bashkë me vitet ne jetojmë me veprat tua.
Do të jesh gjithmonë në mesin tonë, sepse ti je e gjallë në mendjen dhe zemrat tona, gjakun tonë.
Mungesa jote është e pashmangshme. Nuk ka peshore që e matë.
Ashtu sikurse edhe që e kemi dhimbjen për ikjen tënde.
Ndaj, i përjetshëm dhe i freskët do të mbetet kujtimi për Ty, përgjithmonë.
Virtytet e tua, fjalët dhe mesazhet që na i ke lënë do të reflektojnë dritë.
Me mall e dhembje në shpirt të kujton bashkëshortja Hajria, me djemtë Samiun, Naimin e Saimin dhe me vajzën Selamijen.