Sot u bë 1 vit pa ty Baba i dashur.
Nuk është lehtë ta marrim lapsin e të shkruajmë sa mallë kemi për ty baba, ashtu si është jeta e vështirë pa ty.
Malli për fjalët e tua, për ngrohtësinë tënde qenka i pa shuar.
Nuk janë vetëm ditët, muajt dhe vitet që do t’i ndjejmë por është një jetë e tërë që mall në shpirt do të kemi.
Çdo fjalë është e pakt për ty, ne jetojmë me veprat tua, forca jonë do të jesh ti, dhe gjithmonë do të jesh i pavdekshëm në zëmrat tona.
Vdekja të ndau nga jeta, por jo nga ne, të jemi mirënjohës për të gjitha që i bëre për ne.
Të përkujtojmë me mall bashkëshortja Mirja, djemtë Luigji, Lorenci, vajza Valentina, dhëndri Marjani, rejat Vitorja e Marigona dhe nipat e mbesat.