Naser Osmani - Bota Sot
Naser Osmani

Perkujtime

E martë, 11 dhjetor 2018

Naser Osmani

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 00:15
Naser Osmani

Baba, u bënë 5 vite. Sot isha tek ti, te fola aq shumë, me lotë në sy. Pran teje dheun e mora në dorë dhe iu drejtova Zotit me dhembje, pse Babain më ke marrë?

Të fola aq shumë, sa Zemra filloj të më vajtoj, sepse sot nuk munda të të përqafojë.

Baba, pse nuk fole? Pse lotët nuk mi fshive? Pse si dikur kur ishe me mua, nuk ma ndale dhimbjen?

Baba sot të pyeta pse ike prej kësaj bote, lotët  pikonin me duar tek koka jote.

Po me mungon Baba dhe për ty kam shumë mallë!

Po me mungon ajo kohë, kur vetëm me fjalë çdo dhembje më ke ndalë.

Po më mungon dhe buzëqeshja, ëmbëlsia jote që më ka falë dikur lumturinë me të madhe të kësaj bote…

Të përkujton djali Muhamedi me djemtë. Po ashtu djali Sabajeti, bashkëshortja Kumrija dhe vajza Drita me familje.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera