U bënë 2 vite të rënda dhe të vështira pa Ty.
Ikja jote na dhemb çdo ditë e më shumë.
Na mungon prezenca, fjala dhe hijeshia e personalitetit tënd..
E sa shumë të kërkojmë në përditshmërinë tonë .
Me mallë e kujtojmë kohën kur sytë na shkëlqenin dhe zemrën e kishim plotë, dhe gjatë kohës që jetuam bashkë kishim maksimumin e lumturisë së kësaj bote.
E tani asgjë më shumë nuk do të donim vetëm se të dëgjonim nga Ti fjalën "shihemi prapë nesër" dhe vazhdojmë të refuzojmë me forcë faktin që e nesërmja për Ty nuk ekziston.
Përjetësisht në zemrat tona deri në takimin tonë të ardhshëm .
Me shumë mallë dhe dashuri e përkujtojnë: Bashkëshortja Hetime, djali Gramosi, vajzat Qendresa dhe Erseka.