Florije (Gashi) Alaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Florije (Gashi) Alaj

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 00:00
Florije (Gashi ) Alaj

Sot shkruaj për të të përkujtuar, për të treguar sa mall kam un, babi, motrat e vëllezërit e mi për ty, sa mall ka e gjithë familja. Si shkoi ky vit se kuptuam, por lotët dhe dhimbja asnjëherë nuk u shuan, zemrat tona e din sa i madh është malli për ty. Tash është zhdukur aroma jote, në mur qëndron hija jote, Ah sikur kohen ta kthej të buzëqeshëshë edhe njëherë, ne prehrin tënd pak të flejë. Mam! sot Florisi është rritur edhe pak mbush 4 vjet ka filluar të flas, zemra e tij te kërkon, si se prite ditën në shkollë ta dërgosh. Sot, ne ja mbajmë dorën dhe e edukojmë me frymën tënde me mësimin që ti na dhe neve, sot ai ngushëllohet nga fotografia jote.

Sa e vështirë kishte qenë jeta pa ty Mam!, vështirësia, dhimbja dhe mërzia sa do pak largohen sepse babi mundohet ta zë vendin tënd, ai mam po kujdeset për neve, prej momentit kur shpirti jot u lartësua ai s’ka lënë vend për mërzinë në zemrat tona. Mam! Ti do jesh gjithmonë në kujtimet e mrekullishme që na ke lënë, në gëzimin që ke ditur të na dhurosh, në buzëqeshjen dhe lotët e atyre që gjithmonë të kujtojnë.

Do jetosh gjithmonë në zemrën dhe frymën e babit, që nuk na lejon të harrojmë, do jetosh gjithmonë në shpirtin e Faulinit e Florentit, në kujtimet dhe zemrën e Tinës dhe Lënës

Do jetosh në fytyrën e Florisit dhe shpirtin e tij.

Oj Mamm! Do jesh përjetë në zemrat tona deri sa të kemi frymë deri në momentin, që do jemi bashkë në amshim.

Të përkujtojmë me plot mall dhe dashuri: Babi, vajzat: Florenda, Florentina, Fjolla dhe  djemtë  Faulini, Florenti dhe Florisi si dhe mbarë familja Alaj dhe Gashi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat