Thaçi bën spektakle në OKB me qëllim që t’i ikë drejtësisë së Gjykatës Speciale

Politika

Thaçi bën spektakle në OKB me qëllim që t’i ikë drejtësisë së Gjykatës Speciale

Nga: D.B Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 18:00
Hashim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) i përmendi krimet dhe gjenocidin serb të bëra gjatë luftës në Kosovë.

Por, ai harroi Mitrovicën, taksën kundër Serbisë, si dhe Kosovën Lindore.

Image
Faton Mehmeti

Në lidhje me këtë analisti politik, Faton Mehmeti, ka pohuar se i tërë fjalimi në Këshill të Sigurimit ishte spektakël i Thaçit në kohën kur reputacioni i tij ka rënë në pikën më të ulët të mundshëm.

Në një prononcim për “Bota sot” ai ka thënë se kjo vjen menjëherë pas shkëlqimit të Ramushit në Bruksel, andaj në këtë sens edhe Thaçi reagojë me të njëjtën monedhë më tepër për poenë politike se sa vërtet ndonjë vizion i tij karshi Serbisë.

“Thaçi ditë më parë përmendi krimet e Serbisë, kurse sot han pite me Vuçiqin në Bruksel, andaj e tëra ishte spektakël i radhës. Ai nuk i ka përmendur temat si Mitrovica, taksa apo Presheva me rrethinë. Pikërisht këto që nuk janë përmendur janë edhe temat e bisedimeve në Bruksel, dhe në këtë sens Thaçi iu shmang konfrontimit direkt me Vuçiqin, pasi me të i kanë pazaret”, ka thënë analisti Mehmeti.

Ai ka theksuar se, Thaçi mënjanon Vuçiqin duke përmendur disa herë Millosheviçin, sikur duke i rikujtuar Vuçiqit se gjoja ai nuk ishte fajtor.

“Por, Thaçi mbasi e ka harruar se edhe Vuçiqi ishte në atë kohë mbështetës i Millosheviçit dhe argat i tij që bënte thirrje për vrasje të shqiptarëve. Thaçi po ashtu bën spektakle me qëllime të përfitimit të votave në Kosovë dhe me mundësi që në mënyrë tinëzare të bëj marrëveshje me Vuçiqin, me çka edhe pretendon ti ik drejtësisë së Gjykatës Speciale”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat