Haki Abazi: Mosvotimi i buxhetit nga LDK dhe VV, parimor për të ndalur “grupin e kriminalizuar”

Politika

Haki Abazi: Mosvotimi i buxhetit nga LDK dhe VV, parimor për të ndalur “grupin e kriminalizuar”

Nga: G.B Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Haki Abazi

Sot Kuvendi i Kosovës pritet të votojë buxhetin për vitin 2019.

Por, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk do ta votojnë atë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi ka thënë për gazetën “Bota sot” se vendimi i LDK-së dhe VV-së për mosvotimin e buxhetit është parimor, duke shtuar se qeveria nuk e ka shumicën dhe në mënyrë jodemokratike po e mbanë pushtetin.

“Vendimi i LVV-së dhe LDK-së për të mos votuar buxhetin është parimor dhe mbrojtës për shtetin. Kosova është pa qeveri legjitime që nga dalja e Listës Srpska që ka qenë faktori kryesor që AAK ka arritur të bëjë qeverinë me klanin PRONTO dhe ka vazhduar jetën një grupi të kriminalizuar përbrenda sistemit politik e qeverisës. Kjo qeveri nuk e ka shumicën dhe me forma jodemokratike e ka mbajtur pushtetin deri tani deri në momentin kur PSD ka konsideruar se njerëzit kanë harruar pse ka tentuar ta shkatërrojë LVV”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, nuk do të kishte kuptim që buxheti të votohej nga LDK dhe VV, për t’ia vazhduar jetën një grupacioni të tillë që kanë dështuar në të gjitha drejtimet, si në politikën e jashtme ashtu edhe atë të brendshme.

“Do të ishte e pakuptimtë dhe jo parimore sikur LVV dhe LDK të votonin buxhetin për t’ia vazhduar jetën një grupacioni të këtillë që me mentalitetin e klaneve dhe bandave por aq më tepër që kanë dështuar në të gjitha drejtimet edhe në politikën e jashtme edhe të brendshme”, ka vlerësuar Abazi.

Ai thotë se dështimi i buxhetit dhe dështimi i ratifikimit të marrëveshjes Thaçi Vuçiq e sjell këtë klasë politike para aktit të kryer dhe vendi shkon në zgjedhje.

“Dështimi i kalimit të buxhetit dhe dështimi i ratifikimit të marrëveshjes Thaçi Vuçiq e sjell këtë klasë politike para aktit të kryer dhe zgjedhjeve të parakohshme por të domosdoshme për të rivendosur kushtetutshmërinë dhe natyrën parlamentare të vendit”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat