“Qeveria mund të bie shkaku i buxhetit, por kjo parti do ta shpëtojë”

Politika

“Qeveria mund të bie shkaku i buxhetit, por kjo parti do ta shpëtojë”

Nga: G.B Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 11:28
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë sot për buxhetin e vitit 2019.

Por, kundër këtij buxheti janë partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje, të cilat kanë thënë se nuk do ta votojnë atë.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nëse votohet me shumicë të thjeshtë, me votat e PSD-së kalon buxheti, por nëse ata nuk do të votonin, qeveria do të binte.

Image
Faik Krasniqi

“Nëse buxheti kalon me një shumicë të thjeshtë, atëherë me votat e deputetëve të PSD-së do kalojë. Por nëse këta të fundit nuk do ta kishin votuar, atëherë kjo qeveri do të binte shkaku i mosvotimit të buxhetit”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, PSD de fakto është në Qeveri dhe po e shpëton atë edhe këtë.

“Sidoqoftë, prapë them se PSD do ta shpëtojë edhe këtë herë por edhe në çdo rast kur kjo qeveri rrezikon të rrezikohet. PSD de fakto është në Qeveri, edhe pse s'kanë hise në të, përveç dialogut me Serbinë. Ata janë zëvendësim i Listës serbe”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat