Padia ndaj Serbisë e “shëndetshme” që të pastrohet nga “gjaku i papastër”

Politika

Padia ndaj Serbisë e “shëndetshme” që të pastrohet nga “gjaku i papastër”

Nga: N.Sh Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Masakrat në Kosovë, Hashim Thaçi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Edhe 20 vite pas përfundimit të luftës Kosova ende nuk ka bërë ndonjë hap konkret që të padis Serbinë për gjenocid.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj konsideron se krimet e Serbisë në Kosovë kanë qenë barbare dhe, nuk ka qenie sado pak njerëzore që do të mund të mos ndjehej i prekur në ndërgjegjen e tij.

“Serbët këtë e dinë por nuk u ka konvenuar që ta thonë, duke shpresuar se mund të anashkalohet tragjedia që na e kanë shkaktuar! Por, e kanë pa se kjo nuk mund të ndodhë, prandaj, disa, si aktori e regjisori serb Çedomir Petroviç, po e pranojnë zëshëm gjenocidin serb të kryer në Kosovë. Kjo është gjë e mirë që duhet të shërbejë për vazhdimin e kërkesave të ligjshme që Kosova duhet t’i realizoje, sepse gjenocidi i bërë nuk guxon të kalojë pa ndëshkimet e duhura”, thekson Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet se, tashmë janë krijuar kushtet maksimale që Qeveria e Kosovës të padisë Serbinë për tërë gjenocidin që e ka kryer në Kosovë.

Image
Skënder Zogaj

“Tash kur edhe nga serbet, si Çedomir Petroviç, Natasha Kandiq e ndonjë tjetër e pranojnë duke theksuar fakte, besoj se, janë krijuar kushtet maksimale që Qeveria e Kosovës duhet të padisë Serbinë për tërë gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Kjo është e domosdoshme dhe e “shëndetshme” edhe për vetë Serbinë që të pastrohet nga “gjaku i papastër” që e ka mbërthyer qenien kombëtare serbe!”, thotë Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat