Shahu: Negociatorët nuk dinë ta përfaqësojnë shtetit, presidenti nuk është kuvendari që i di të gjitha

Politika

Shahu: Negociatorët nuk dinë ta përfaqësojnë shtetit, presidenti nuk është kuvendari që i di të gjitha

Nga: G.B Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:17
Rexhep Shahu

Në Kuvendin e Kosovës është miratuar projekt-rezoluta për dialogun me Serbinë, ku në dialog do të marrë pjesë ekipi negociator, i udhëhequr nga Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj.

Pjesë e këtij ekipi nuk janë bërë dy partitë opozitare, LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se negociatorët nuk e dinë se çka duan, nuk dinë si ta kërkojnë dhe nuk dinë të jenë përfaqësues të një shteti.

“Pamja që vizatoni ju me të së pari tregon mos seriozitet, inferioritet, paqartësi. Druaj se ende negociatorët shqiptare veç faktit se mburren kur shohin emrat në gazeta nuk besoj se dinë çfarë duan, si e pse e duan e si ta kërkojnë. Ende përfaqësuesit shqiptarë nuk dinë të jenë përfaqësues të një shteti e jo të një krahine, të një shteti që është masakruar nga dhuna e shtetit serb”, është shprehur ai.

Sipas tij, në dialog shqiptarët nuk duhet të ndihen fajtorë dhe nuk duhet lënë që të vë kushte fajtori, që është Serbia, derisa shton se presidenti mund të jetë spikeri por jo kuvendari që i di të gjitha.

“E kam përsëritur mendimin tim, shqiptarët në bisedime duhet të mos ndjehen si fajtorë dhe as si përfaqësues të Jugosllavisë e Serbisë në Kosovë. Unë nuk di hollësira por nëse serbët mbajnë dosjet dhe agjendat, nëse Kosova nuk i shkatërron këto, ajo diktohet nga Serbia. Shërbimi sekret, kadastrat dhe plot gjëra themelore do të thosha duhet të jenë kushte të pakalueshme. Në bisedime nuk vë kushte fajtori. Kaq ta dimë ne shqiptarët. Ndërsa sa thuhet se bisedimet t’i drejtojë presidenti, ai mund të jetë spiker por jo kuvendari që i di të gjitha”, ka deklaruar Rexhep Shahu për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat