“PSD pjellë e Kadri Veselit-ShIK-ut”

Politika

“PSD pjellë e Kadri Veselit-ShIK-ut”

Nga: A.M. Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Deputetët e PSD-së dhe Kadri Veseli. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Njohësi i çështje politike në vend, Faton Mehmeti është shprehur për “Bota sot” se  Partisë Socialdemokrate është marionetë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“PSD është marionetë e PDK-së, respektivisht pjellë e Kadri Veselit-ShIK-ut, dhe kjo është tashme e njohur. Që nga hyrja e Dukagjin Goranit në Vetëvendosje është ditur se aty po instalohet një rrymë e PDK-së, që të legjitimoj edhe me gjatë pushtetin në duart e Thaçit. Andaj ky fraksion i dal nga VV është bërthama e PDK-së,  dhe si e tillë nuk mund të presësh diçka tjetër nga këta përpos qe t’i bëjnë aminin çdo gjë që vjen nga Thaçi-Veseli”, ka deklaruar Mehmeti për “Bota sot”.

Sipas tij, PSD-ja do t`i bashkohet qeverisës me të filluar arrestimet nga Gjykata Speciale më mënyrë që ky koalicion të mos bie nga pushteti.

“PSD do i bashkohet koalicionit aktual me të filluar arrestimet nga Gjykata Speciale që mos të bie ky koalicion i krimit dhe zhvatjes. Pra PSD do të mbaj në këmbe këtë koalicion që pritet të goditet me arrestimet në fillim të viti 2019. Dardan Mulliqaj është  fraksioni më i egër në PDK meqë eliminon edhe kundërshtaret politike dhe ata qe mendojnë kundër, ky njeri është aq i rrezikshëm sa vete Thaçi.  Nuk pres ndryshe nga këta dezertore dhe manipulatore”, ka thënë Mehemti për “Bota sot”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat