Nga Vetëvendosje thonë se PSD janë vegla të SHIK-ut

Politika

Nga Vetëvendosje thonë se PSD janë vegla të SHIK-ut

Nga: D.RR Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 22:16
PSD

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku në një prononcim për “Bota sot” ka komentuar mesazhet e publikuara sot të PSD-së me anëtarët e qeverisë së Kosovës.

Në ato mesazhe, kishte një bashkëpunim mes PSD-së dhe shefit të grupit parlamentar të NISMA, si dhe ministrit të infrastrukturës, Pal Lekaj.

Millaku thotë se në momentin që këta kanë ikur nga Lëvizja Vetëvendosje, është ditur se janë paterica të shitura të Hashim Thaçit.

Image
Drita Millaku

“Këtu nuk ka koment. Në momentin që këta kanë ikur nga Lëvizja Vetëvendosje, është ditur se janë paterica të shitura të Hashim Thaçit. Është mire që tash komplet kanë dal në sipërfaqe se janë bisht të pushtetit të korruptuar, pa qenë i korruptuar nuk mundesh të bashkëpunosh me të korruptuarin”, ka thënë ajo.

Millaku tutje është shprehur se tani PSD nuk mund të arsyetohen se kanë parime, duke i quajtur vegla të SHIK.

Asaj i vie keq se ata për një kohë kanë arritur të manipulojnë me disa aktivistë të devotshëm të Lëvizjes

“Pra, tani ata nuk mund të arsyetohen se kanë parime, ata kanë veç interesa. Janë vegla të SHIK-ut. Më vjen keq se për një kohë kanë arritur të manipulojnë me disa aktivistë të devotshëm të Lëvizjes”, ka theksuar deputetja e VV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat