Lutfi Haziri flet për kandidaturën për kryetar në LDK, thumbon Vjosa Osmanin

Politika

Lutfi Haziri flet për kandidaturën për kryetar në LDK, thumbon Vjosa Osmanin

Nga: N.A Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 23:25
Lutfi Haziri

Koha për zgjedhje partiake të Lidhjes Demokratike të Kosovës po afron, ndërsa ende nuk dihen kandidaturat e para për të zëvendësuar Isa Mustafën , që aktualisht ushtron të parin e kësaj partie.

Shumë kandidatura kanë qarkulluar në opinion, duke aluduar për Lutfi Hazirin, Vjosa Osmanin, Agim Aliu apo Avdullah Hotin, mirëpo deri më tani ende nuk ka asgje definitive.

Ndërsa Lutfi Haziri që aktualisht ushtron pozitën e nënkryetarit të parë të kësaj partie, në një intervistë për gazetën “Bota sot” ka thënë se muaji mars dhe prill do ti zbulojë aspirantët për të parin e LDK-së.

“Koha po afrohet, besoj shumë që kandidaturat tona do të zbardhen me mes muajit mars dhe prill. Këto dy muaj do të krijojnë kushtet që ata që kanë ambicie, mund formalisht të kandidojnë për kryetar të LDK-së” ka thënë ai.

Haziri ka shpjeguar edhe procedurën e zgjedhjes të kryetarit të ri të LDK-së.

“Ne kemi një marrëveshje, që nuk duhet të ketë kandidatura të përkohshme që duhet ti përmbahemi dhe secili duhet të i përmbahet. Mendoj që kush e thyen këtë marrëveshje do të paguaj çmimin brenda LDK-së. Sepse ne kemi dy  lloj votime.  Votimi i parë është se ne duhet të fitojmë të drejtën për nominim  e pastaj nga e drejta për nominim shkohet në votim” ka thënë Haziri.

Në fund ai ka përmendur edhe rastin e kaluar ku Vjosa Osmani nuk arriti të fitonte të drejtën për nominim.

“Ju e dini se herën e kaluar zonja Vjosa Osmani ka krshi Isa Mustafës nuk e ka arritur ta fitojë të drejtën për nominim. Ka shprehur pakënaqësi mirëpo  nominimi  nuk i ka lejuar me kandidu.Nominim është shkallë e madhe 50 plus ku në bazë të kësaj tregohet edhe fituesi paraprak” ka përfunduar Lutfi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat