Profesori i njohur krahason PSD-në me Listën serbe

Politika

Profesori i njohur krahason PSD-në me Listën serbe

Nga: A.M. Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 15:33
Deputetët e PSD-së

Profesori Binak Maxharraj ka deklaruar se PSD-ja ka dal në skenën politike sikur zëvendësuese e “Listës serbe” për të shpëtuar koalicionin PAN dhe Qeverinë që të mos bije nga pushteti.

Po ashtu sipas tij, ky subjekt politik tradhtoi opozitën.

“Pra, në skenë dolën zëvendësuesit e “Lista Serpska” për të ia shpëtuar fytyrën PAN-it dhe Qeverisë të mos bije PSD, kështu duke ia kthyer shpinën së pari Partisë së vetë LVV e cila edhe i ka rritë, dhe siç thotë populli i qiti në dritë, duke e ”tradhtuar” edhe opozitën së cilës fillimisht iu bashkua, por që karrierizmi që ishte fut thellë në shpirtin e tyre nuk i linte rahat, donin më shumë sepse kështu u ishte premtuar nga punëdhënësit e tyre”, ka deklaruar profesor Maxharraj për “Bota sot”.

Ai për me tepër ka shtuar se PSD-ja po bëhet pjesë e koalicionit, duke e zëvendësuar në Qeveri “Listën serbe”.

“Dalëngadalë do të rrëshqasin dhe të bëhen pjesë Koalicionit PAN, duke e zëvendësuar në Qeveri “Lista Serpska”,sepse kjo Qeveri është formuar me “Lista Serpska” dhe do të vazhdoi të  mbijetoi me një ”Lista Serpska” tjetër. Se si PSD apo ”Lista Serpska” e re do të dal në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nuk duhet dyshuar aspak, do të përjetojë katastrofë që as vetë nuk mund të merr me mend, sepse populli tashme është mësuar me dreqërit e politikanëve tani” , ka përfunduar profesori Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat